Parashikimi i motit

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë vikendit në vend.

24.06 – Orëve të hershme të mëngjesit, vende-vende mbesin mundësi për rrebeshe shiu. Ditën kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

25.06 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite më pas priten rrebeshe me bubullima.

26.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare me mundësi për riga lokale shiu.

27.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat mbesin paksa të larta. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet nga 28C deri në 31C, e lokalisht edhe 32C e 34C.

Do të fryjë erë kryesisht nga krahu verior, të enjten edhe e fuqishme 7-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.