Qyteti i Kosovës që ka më së shumti përdorues të Facebook-ut, ja ku renditet Mitrovica

Në gjithë botën kemi dëgjuar për raporte shumë interesante mbi përdorimin e internetit, shërbimeve celulare dhe rrjeteve sociale nga qytetarët e vendeve të shumta të Evropës dhe më gjerë.

Por një raport të tillë për shqiptarët nuk e kemi pasur asnjëherë deri më sot.

Që ta kenë një gjë të tillë edhe shqiptarët është kujdesur eksperti i rrjeteve sociale, valon Kerolli, i cili ka hartuar një raport të tillë ku gjenden të dhëna shumë interesante.

Sipas këtij raporti në Kosovë del që rrjeti social përdoret jashtëzakonisht shumë, më saktësisht janë gjithsej 910 mijë përdorues.

Për nga numri i përdoruesve prin Prishtina me 200 mijë, pasuar nga Prizreni me 110 mijë, Ferizaji me 100 mijë, Gjilani me 54 mijë dhe Mitrovica me 52 mijë përdorues.

Shikoni tabelën më poshtë: