Parashikimi i motit

Sipas parashikimeve, sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënojë vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius.

Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit./Fokusi.info/