Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa rajone mund të ketë riga ose rrebeshe të izoluara shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa rajone priten riga lokale shiu.

Të mërkurën në Kosovë pritet të kemi mot të ngrohtë por mjaft jo-stabil. Përpos intervaleve  priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut nuk do jenë gjithëpërfshirëse, por në disa rajone priten rrebeshe të fuqishme.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të mërkurën pritet mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave gjatë ditës të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i nxehtë, me ngritje progresive të temperaturave. Priten intervale të gjata kohore me diell, erëra jugore, vranësira të herëpashershme dhe rrallë në disa rajone ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë. Me 1 Maj temperaturat mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius./Meteoballkan