Lokalizohet zjarri në Veles, digjen rreth 400 hektarë pyje

Është lokalizuar zjarri në afërsi të Velesit, i cili për tetë orë ka qenë aktiv.

Zjarri ka djegur rreth 200 hektarë, ndërsa vlerësimet janë se nga flakët janë djegur gjithsej 400 hektar pyje.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Velesi, Shën Nikolla, Shtipi, Kavadari, Negotina dhe Shkupi, pjesëtarë të ushtrisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa për ndihmë kanë ardhur edhe të punësuar në ndërmarrjet pyjore, shkruan telegrafi.

Policia mbrëmë ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se gjatë punës së pakujdesshme, e kanë shkaktuar zjarrin.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 11:00 në hyrje të Velesit në drejtim të Shkupit, ndërsa më pas është përhapur drejt Liqenit Mlladost dhe autostradës Veles-Shkup.