Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se e premtja do të përmbyll javën me mot relativisht të ngrohtë, pasi që grafiku në fushat termike do të shënojë amplitudën maksimale të javës.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.