Parashikimi i motit

Në Kosovë na pret mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira kalimtare. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi të cilat në disa momente lokalisht mund të jenë të fuqishme. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Temperaturat nga 0 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Rrallëkund në disa vise priten riga të dobëta shiu, ndërsa erërat jugperëndimore do të vijnë duke fuqizuar gradualisht.

Të shtunën na pret mot i ngrohtë, por me erëra të forta nga jugperëndimi. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Fillimisht në Mal të Zi, pastaj edhe në veri të Shqipërisë dhe disa vise të Kosovën priten reshje lokale shiu, kurse erërat vijnë gjithnjë duke u fuqizuar.

Të dielën erërat do të fillojnë të fryjnë tanimë nga juglindja dhe për këtë arsye do të jetë ende mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë priten reshje shiu.

Pasditen ose mbrëmjen e së dieles reshjet e shiut do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut. Vende-vende priten reshje intensive shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë. Reshje të dendura bore do të fillojnë në veri të Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe jugperëndim të Serbisë apo në territorin e Sanxhakut.

Nga e hëna pak më ftohtë, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa gjatë javës ka gjasa që vende-vende të ketë edhe reshje bore./MeteoBallkan