Skenari i VV-së: Çka do të ndodhë në seancën konstituive nëse s’ka marrëveshje VV-LDK

Nëse s’ka marrëveshje në seancën konstituive atëherë do të ketë vetëm betim të deputetëve

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja në Debat+ ka thënë se nëse nuk do të ketë marrëveshje me LDK’në, do të ketë vetëm betim të deputetëve.

“Nëse nuk do të ketë marrëveshje deri në orën 15:00 do të ketë vetëm betim. Pastaj për tjerat procedura mendoj që do të i shihni duke u shpalosur atë ditë. Nuk e përjashtoj mundësinë e votimit të kryetarit, nuk e përjashtoj as që po ajo masë të mos e votojë. Për Lëvizjen e Vetëvendosjes është jetike për me arrit një marrëveshje, ne deri në minutën e fundit do të bëjmë të gjitha që i kemi në dorë”, tha Konjufca.

Gjithashtu, ai tha se se partia e tij e pranon Vjosa Osmanin si Presidente të Republikës së Kosovës.

“VV’ja nuk ka kurrëfare problemi me emrin e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës, në kuptimin e asaj se çfarë ajo do të performonte. Unë besoj që Vjosa nuk do t’i bënte keq Kosovës”, tha Konjufca.