Parashikimi i motit

Në Kosovë, sot(e mërkurë) do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së do të ketë mot me diell dhe shi, transmeton Fokusi info.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, shkruhet në njoftimin e IHMK-së.