U akuzuan nga Simmons për ndërhyrje politike: Ambasada gjermane reagon e para

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet i shqetësuar pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë platformë ish-gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për siç thotë ai kampanjën dezinformuese të Simmons.

Rohde ka mbështetur reagimin e EULEX-it duke e quajtur si përgënjeshtrim bindës për pretendimet e pabazuara të Simmons.

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka reaguar pas deklaratave të djeshmetë ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.