Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, ndërsa riga të dobëta shiu priten në disa rajone. Temperaturat minimale nga -3 deri në 0, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 12 gradë Celsius. Erërat jugperëndimore do të vijnë duke u fuqizuar gradualisht.

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht me intervale kohore me diell. Riga shiu priten në Shqipëri dhe Mal të Zi e rrallëkund në vise tjera, ndërsa në viset më të larta malore do të ketë fjolla bore.

Edhe të martën na pret mot i ngjashëm, me vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa në Shqipëri priten reshje lokale shiu. Reshje të dendura shiu mund të ketë në jug të Shqipërisë e në viset tjera të rajonit tonë reshje krejtësisht të pakta lokale,shkruan Meteo Ballkan.

Mot pothuajse i ngjashëm do të vazhdojë edhe në mes të javës me rritje të lehta të temperaturave.