Parashikimi i motit

Pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës së premte mbi vend do të mbajë mot kryesisht me diell, me zhvillime të vranësirave të pakta lokale orëve të pasdites.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale edhe sot pritet të zbresin deri në 0 e 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 15 e 17 gradë Celsius.

Në fundjavë paraqitet mot i ndryshueshëm, me vranësira e intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullima. Mundësi për riga lokale shiu priten edhe në ditët e para të majit.

Temperaturat maksimale gjatë fundjavës arrijnë edhe deri në 18 gradë Celsius e 19 gradë Celsius.