Kurti konfirmon mosbesimin në Kushtetuese, tregon pse iu drejtua Komisionit të Venedikut

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka folur për kërkesën për opinion që qeveria e tij kë dërguar në Komisionin e Venedikut, për dekretin e presidentit Thaçi që propozon Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Kurti në Twitter ka shkruar se kërkesa në lidhje me këtë çështje është dorëzuar dje, transmeton lajmi.net.

Sipas Kurtit, opinioni i Komisionit të Venedikut do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Kujtojmë se ky veprim i Kurtit vjen ani pse partia e tij, Vetëvendosje një kërkesë të tillë e dorëzoi edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, institucion ndaj të cilit Kurti është akuzuar për presion dhe ndërhyrje në punët e saj.

“Dje dërguam një kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut për kompetencat e Presidentit të Kosovës për mandatimin e kandidatit për kryeministër pas mocionit të mosbesimit. Opinioni do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti në Twitter.