Humolli: Serbia po kërkon marrëveshje sepse s’mund të ballafaqohet ushtarakisht me shqiptarë

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli është i pakënaqur me punën e Qeverisë.

Por, ndër vërejtjet, Humolli në Frontal në T7 përmendi edhe disa gjëra pozitive. Ndër to, e përmendi armatimin e FSK-së.

Kjo, sipas tij, ka bërë që Serbia “tani kërkon marrëveshje” me Kosovën.

“Serbia kërkon marrëveshje për shkak se e di që nuk ka gjasa me u ballafaqu ushtarakisht me shqiptarë”, tha Humolli.