Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe sot.

Sipas institutit, të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Rreth 15 gradë Celcius do të shënojnë temperaturat minimale, kurse ato maksimale rreth 22 gradë Celcius.