Parashikimi i motit

Kryesisht i vranët dhe më i freskët parashihet moti për ditën e premtë, me të reshura shiu kohëpaskohe, që orëve të pasdites gradualisht edhe pritet të pushojnë.

Lokalisht reshjet mund të jenë edhe në formë rrebeshesh më intenzive, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale 15C e 16C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës jo shumë të larta, ndërmjet 16C e 18C.

Edhe për ditën e shtunë parashihen të reshura lokale shiu. Të dielen më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Nga dita e hënë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C ditën e diel, e deri të martën edhe në 28C, lokalisht edhe deri në 30C.