Parashikimi i motit

Meteorologët parashikojnë intervale më të gjata me diell, ndërsa gjatë së premtes dhe së shtunës mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Për ditën e sotme, parashikohet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 15 gradë celsius.
Ndërkaq nesër parashikohet mot me vranësira dhe me diell, në mbrëmje vranësirat do të shtohen dhe priten reshje të dobëta shiu në disa vende.