Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. Do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë. Në zona të kufizuara mund të bie breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius./Fokusi.info/