Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën e parë të ditës, vende-vende mund të sjellin reshje afatshkurta të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.