Parashikimi i motit

0
87

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 24-26 gradë Celsius. /Fokusi.info/