Parashikimi i motit

Të mërkurën është parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Mot i njëjtë parashihet edhe për ditën e enjte.

Nga dita e premtë, mot më stabil, kryesisht me diell, me temperatura që shënojnë rritje deri në 27C e 28C. /gazetametro.net