Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në vendin tonë.

Sot siç njofton IHM pritet mot me vranësira e intervale me diell. Temperatura maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 26 gradë.

“E marte – Mot me vranësira dhe intervale me dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të pakta .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E premte – Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Nga dita e martë e deri të premten mëngjeset e hershme mund të shoqërohen me mjegull të radiacionit si pasojë e rënies së temperaturave minimale.”