Pas zgjedhjes në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi në kafe me Ramën

Skënder Gjinushi u zgjodh dje Kryetar i Akademisë së Shkencave me votat e anëtarëve të kësaj akademike. Kundër kandidaturës së tij, u shpreh që në krye të herës Artan Fuga, dhe jo vetëm. Shumë profesorë, gazetarë e analistë kanë kritikuar vendosjen e ish-ministrit komunist në krye të akademisë edhe për shkak se atij nuk i njihet asnjë meritë në shkencë.

Dhe ja ku jemi sot. Në ditën e parë të punës, Kryeakademiku, Skender Gjinushi shihet teksa konsumon një kafe me Kryeministrin Edi Rama.

Fotoja është shkrepur paraditen e sotme në ambientet e jashmte të hotelit “Mak Albania” (ish-Sheraton), raporton BW. Kjo foto mes miqsh i përforcon akoma më shumë zërat se pas emërimit të z. Gjinushi qëndronte vetë Rama.