Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i nxehtë, por gjatë ditës ose pasdite priten zhvillime të fuqishme vertikale të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por në disa rajone mund të ketë shtrëngata të fuqishme. Pasdite vonë ose në mbrëmje stabilizim i atmosferës.

Rrebeshe të fuqishme lokale priten edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, pastaj në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe veriun e Malit të Zi. Reshje lokale nesër priten edhe në Luginë.

Në viset tjera të Shqipërisë pritet mot me diell dhe mjaft i nxehtë.

Nga e marta në tërë rajonin na pret mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë vranësire e cila mund të kushtëzojë ndonjë stuhi të izoluar shiu./Meteoballkan