Parashikimi i motit

Moti të enjten mbi Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton se nuk parashihet të ketë ndryshime në temperaturat maksimale, pasi ato do të jenë sikur të ditës së mërkurë.

Ndryshime pritet të ketë veç në ato minimalet, të cilat parashihen të jenë më të ulëta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale sillen ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë Celsius.