Veseli: Bahriu do të kujtohet përherë si një nga mendjet më të ndritura të lëvizjes sonë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përkujtuar heroin Bahri Fazliu, në 22 vjetorin e rënies së tij, shkruan Fokusi.info.

“Në nderim të tij për këtë përvjetor të 22-të të vrasjes së Bahriut, po postoj poezinë që pëlqej më shumë prej krijimtarisë së tij”, ka shkruar Veseli.

Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të bjeshkëve të Plavës, ra heroikisht Bahri Fazliu të cilin ne bashkëveprimtarët e te tij e thërrisnim me pseudonimin “Gëzimi”. Jam krenar që e kam njohur nga afër e kam bashkëpunuar ngushtë me të.

Postimi i plotë:

Bahriu do të kujtohet përherë si një nga mendjet më të ndritura të lëvizjes sonë kombëtare dhe si një nga aktivistët më të zellshëm të përpjekjeve tona për liri e pavarësi.

Në nderim të tij për këtë përvjetor të 22-të të vrasjes së Bahriut, po postoj poezinë që pëlqej më shumë prej krijimtarisë së tij.

Revoles

Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Të urrej shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Të dua shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Revole,të urrej
aq sa edhe të dua
Revole,do të të vras
Me dorën tënde
Per urrejtjen
Për dashurinë