Parashikimi i motit

Të hënën në Kosovë na pret mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi pirtet të jetë me acar dhe gjasa për mjegull ose vranësira të ulëta në disa zona. Temperaturat pritet të luhaten nga -4 gradë Ceslius deri në 4 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi me acar lokal dhe kryesisht të dobët, ndërsa dita stabile por e ftohtë.

Nga e marta vranësira vijnë përsëri dhe lokalisht do të kushtëzojnë reshje të herëpashershme shiu e në viset kodrinore-malore reshje të herëpashershme bore. Temperaturat do të shënojnë rritje kryesisht të lehta./MeteoBallkan