Haxhiu: Kurti në Skënderaj e në Drenicë gjithë veç UÇK ka me dëgju

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, është shfaqur i ashpër me zhvillimet e fundit, ku kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, u tha se nuk prit mirë në Drenicë kur ai shkoi për një tubim elektoral.

Haxhiu e quajti madje frikë të Kurtit, nga thirrjet ‘’UÇK’’ e ‘’Hashim Thaçi’’, ndaj dhe u shoqërua nga Njësia Speicale.

”Qysh me u frikësu një lider që pretendon me u bë Kryeministër, prej thirrjeve UÇK, në Skenderaj”, tha ai në Klan Kosova.

”Po normal. Se në Skenderaj e në Drenicë veç UÇK ka me dëgju, edhe Hashim Thaçi ka me dëgju, edhe Kadri Veselin”.

”UÇK ka me dëgju edhe Adem Jasharin”.

”Edhe në krejt Kosovën edhe në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt, Albin Kurti dhe gjithë soji i tij kanë me dëgju UÇK”.