Parashikimi i motit

Të martën mbi Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet minus tre gradë Celsius deri minus një gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet shtatë dhe 11 gradë Celsius.