Parashikimi i motit

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesë e parë të ditës, ku priten reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës mund të jetë e fuqishme, sidomos në orët e mbrëmjes, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.