Parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot i vranët ku në disa vende të Kosovës pritet të bie edhe pak shi.

“Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe vende -vende me riga shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”.