Parashikimi i motit

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i ftohtë, në mëngjes ende me disa vranësira, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell dhe ndonjë vranësirë të rrallë lokale.

Mëngjesi do të jetë me acar të fortë polar, ndërsa gjatë ditës temperaturat mund të kalojnë në “plus”. Temperatura minimale deri në -12gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 2 gradë Celsius.

I ftohti do të ndjehet edhe më shumë për shkak të erërave të forta dhe akullta nga veriu e verilindja.