Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot edhe me diell por edhe me vranësira.

“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete”, thotë Meteo Kosova.

“Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-46 km/h”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C”.