Humbi ekuilibrin, vetëm fati e shpëton nga vdekja (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një spektator humbi ekuilibrin dhe “pa vdekjen” t’i kalonte shumë afër.

Ngjarja që mund të kishte përfunduar në tragjedi u shënua në Kampionatin Botëror të Rally në Gjermani.

Tifozi ra nga muri rrethues dhe për pak u përplas nga një makinë që po afrohej me shpejtësi të lartë.

Për fatin e tij të mirë, por edhe refleksin e duhur të shoferit Mads Ostberg tifozi shpëtoi, duke ia hedhur pa dëmtime.

“Isha me siguri një metër ose gjysëm metri larg tij. Ai zbriti nga muri një metër nga pista, por nëse binde gjysëm sekondi më vonë nuk do të kishte asnjë mënyrë për ta shmangur”– tha piloti, Ostberg për “Autosport”.