Parashikimi i motit

Të mërkurën në Kosovës do të ketë vranësira e intervale me diell të mërkurën. Maksimalet deri në 20C, parashikon ‘Mendimi për Motin’.

Më shumë vranësira kalojnë ditën e mërkurë mbi vend, por nuk mungojnë edhe intervale me diell. Nuk parashihen kushte për të reshura. Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 3C e 5C, derisa gjatë ditës shënojnë vlera prej 17C-20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 2-6m/s.

Ditën e enjte vranësirat kalimtare, shfaqin mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

Nga dita e premte do të ketë më shumë intervale me diell, ndërkohë që edhe temperaturat shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Deri në fundjavë shkojnë në 25C e 26C.

Lini një Përgjigje