Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe mjegull nëpër lugina. Mjegulla do të fillojë të tërhiqet pasi që do të fillojnë të fryjnë erërat jugore dhe jugperëndimore si rezultat i afrimit të ciklonit nga Atlantiku. Do të jetë më nxehtë përpos në ato rajone ku eventualisht do të qëndrojë mjegulla.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, kurse pasdite pritet shtim i vranësirave. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të fillojnë edhe reshjet e shiut.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell. Në Mal të Zi në mbrëmje dhe gjatë natës do të fillojnë reshjet e shiut.

Pasnesër në tërë rajonin do të kemi mot tërësisht të vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje mesatare deri të dendura shiu. Në viset kodrinore-malore do të ketë edhe reshje bore. Në mbrëmje reshje bore mund të ketë edhe në disa qytete apo qyteza të Republikës së Kosovës, por në përgjithësi nëpër ultësirat e Dukagjinit priten vetëm reshje shiu. Reshjet më të dendura të borës priten në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe disa pjesë në lindje, juglindje dhe verilindje të Shqipërisë.

Të mërkurën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe më të ftohtë. Reshjet pritet të pushojnë ose priten ende reshje sporadike./Meteoballkan/