Parashikimi i motit

Në vendin tonë sot në mëngjes, do të jetë mot i ftohtë, kryesisht me acar të ulët, dhe gjatë ditës me diell.

Do të fryej erë e dobët dhe drejtimesh të ndryshme. Temperatura më e ulët do të jetë deri në 2 gradë kurse më e larta e ditës do të jetë rreth 14 gradë Celsius.

Deri në fund të javës, do të jetë mot i ftohtë në mëngjes – të premten do të jetë kryesisht e ftohtë, dhe të shtunën dhe të dielën acar i keq. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell me një rritje të lehtë të temperaturës.

Në gjysmën e parë të javës së ardhshme, do të jetë mot i ndryshueshëm me shi dhe me temperatura pa ndryshime të rëndësishme.

Situata biometeorologjike do të ndikojë te shumica e pacientëve kronikë. Disa probleme mund të ndjehen te njerëzit me sëmundje të zemrës dhe te ata me probleme në sistemin nervor labilitar. Nga reaksione meteorologjike,pacientët e ndjeshëm do të kenë dhimbje koke dhe një gjendje shpirtërore të ndryshueshme.