Punonin në fabrikë, si u infektuan me koronavirus 7 punonjësit në Krujë

Nga 14 rastet e reja të konfirmuar ditën e sotme, 7 vijnë nga Kruja.

Mësohet se shtatë rastet janë të gjithë punonjës të një fabrike 6 prej të cilëve gra dhe një burrë 65-vjeç. Fasoneria ku punonin është e mbyllur ndërsa më herët në të nëjtën ndërmarrje janë konstatuar edhe raste të tjera.

Sipas ministrisë, deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve. Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.