Zeka: Kurti e Thaçi nuk kanë qare pa u taku

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës Milaim Zeka, ka kritikuar pretendentin për Kryeministër Albin Kurti, se duhet të mësohet të sillet si një kryetar shteti.

Zeka, është shprehur se armiqësia politike ndërmjet Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaçi, është evidente por ajo duhet të tejkalohet për t’i kryer obligimet ndaj shtetit.

Albini duhet me mendu dhe mu sjelle si kryeminister

“Albini hiq nuk e don Presidentin Thaçi. Presidenti edhe ma hiq Albinin. Ama pa u taku nuk kanë qare. Jo me qu dashni, po mi kry obligimet ndaje shtetit”, tha Zeka, duke shtuar më tej se nuk duhet humbur më tepër kohë.

“Albini nuk është mirë me humbë kohë. Prej dje ka fillu një epokë e re politike. Urat me LDK në janë shkatërruar terrsisht. Çfarë urash do të ndërtojë VV- të presim. LDK-ja vështirë me e përbi poshtrimin e djeshëm…”