Parashikimi i motit

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë dhe me vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë celsius. Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë celsius, varësisht nga lartësia mbidetare”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

“Ky mot me këto temperatura ka krijuar ngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, prandaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion”, thuhet tutje.