Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë ditës së sotme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare.