Godet qëllimisht me veturë një grua, arrestohet personi

Në Lipjan është arrestuar një person pasi ka goditur qëllimisht me veturë një grua.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 18:20.

Komunikata e Policisë:

Lipjan 12.08.2019 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti qëllimisht me veturë ka goditur viktimën femër k-shqiptare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.