Parashikimi i motit për Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet me kthjellime e zhvillim të vranësirave.

Prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites në pjesën më të madhe të vendit parashikohen reshje shiu. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare me shpejtësi 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë./atsh

Temperaturat parashikohen: