Quni i drejtohet ministrit Murati: Rishikoni Projekligjin, kategorinë e veteranëve mos e përjashtoni

Deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka kritikuar ashpër Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve.

Ai ka thënë se një normë ligjore duhet të bëhet pjesë e kulturës sonë dhe se ta rishikoni Projektligjin e të vini me një projektligj i cili këtë kategori të veteranëve nuk e përjashton nga drejtimi, shkruan Demokracia.com.

“Unë nuk kam diçka të re të thënë por të sjell në kujtesë por disa shembuj që praktikohen shtete demokratike e shtete e perëndimit të cilat me shumë raste si model. Një normë ligjor duhet të kuptohet se bëhet pjesë e kulturës sonë”, ka thënë Quni.

Ai ka përmendur rastin e shtetit të Zvicrës, që 500-600 vite nuk merren me veteranë.

“Zvicra një ndër kategoritë e trajtuar me ligj janë punëtorët sa që është bërë kulturë tek qytetarët. Zvicra nuk merret me veteran se 500-600 vite nuk merren me veteranë se nuk kanë pasur luftë”, ka thënë Quni.

Ndër të tjera ia ka thënë se nesër do të kemi nevojë për ushtarakë, policë e zjarrëfikësi që janë kategori që kanë dhënë kontribut e do të jep kontribut edhe me çmimin e jetës.

“Nesër do të kemi nevoje për ushtarakët, policet e zjarrfikësit sot marrin një shembull se si do të trajtohen ato në të ardhmen e sot duhet të japim një mesazh shumë të fuqishëm që çdo kategori që ka dhënë kontribut e do të jep kontribut edhe me çmimin e jetës për ti ruajtur këto vlerat tona të cilat po i kultivojmë, e gjithnjë shteti e shoqëria do të jetë në përkujdesjen e tyre. Ju kisha lut z. Ministër të merren parasysh gjitha vërejtjet që u dhanë e kjo është çështje që na pengon të gjithë partive politike, e ta rishikoni Projektligjin e të vini me një projektligj i cili këtë kategori të veteranëve nuk e përjashton nga drejtimi”, ka thënë Quni.