Parashikimi i motit për sot

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell por i freskët. Lokalisht pritet acar i madh në orët e mëngjesit. Në mbrëmje shtim i vranësirave.

Era do të fryjë nga veriu e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të para të 24-orëshit, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C.