Parashikimi i motit për sot

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike mbeten në fuqi që nga ora 10 deri në orën 16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 9 m/s.

Nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.