Zëdhënësi i VV-së: Sot del sondazhi real i matjeve të qytetarëve të vërtetë të Kosovës

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, ka thënë se këtë të hënë do të dalë sondazhi real i matjeve të qytetarëve të Kosovës.

Manxhuka ka bërë të ditur se këto matje bëhen pa i përfshirë bashkatdhetarët.

“Nuk ka forcë që e ndalë qeverisjen e drejtë, të mirë e për qytetarët të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar ai në rrjetion social Facebook.