Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell

Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu.

“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.