Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

Në njoftimin e IHK-së gjithashtu thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.