Sot bëhet zyrtarizimi i kandidaturave për kryetar të PDK’së

Sot deri në ora 17:00 është afati i fundit kur mund të dorëzohen kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

PDK ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik.

Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E Enjte) ora 17:00.

Këtë e ka bërë të ditur edhe dje deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu e cila ka publikuar edhe një fotografi të grupit punues për organizimin e Konventës së PDK’së.

“Grupi punues për organizimin e Konventës se jashtëzakonshme të PDK-së mbajti takimin e rregullt. Deri nesër në ora 17:00 presim kandidaturat për Kryetar të PDK-se”, ka shkruar ajo.